-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agjenti jep lajmin: Ismalji ka zgjedhur Napolin

Kryesoret

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ardjan Ismajli, i cili luan në Seria A tek Empoli është gati të hedhë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Ditët e fundit në mediat italiane ka qarkulluar lajmi se për 27-vjeçarin ka interes të fortë nga Napoli. Në një deklaratë për mediat agjenti i tij Serxhio Mezi është shprehur se Ismajli tashmë ka zgjedhur të veshë fanellën e kaltër dhe se negociatat kishin filluar që prej janarit.

“Mund të them se ne kemi punuar për këtë operacion prej disa kohësh . Kishte skuadra të tjera të interesuara, si Genoa dhe Sassuolo. Megjithatë, lojtari donte të bënte një hap më tej dhe vendosi për Azzurrit .” ka deklaruar Mezi siç raporton “Corriere dello Sport.it.”

Duke folur në 1 Station Radio, agjenti i mbrojtësit të Empolit shtoi: ” Ne kemi punuar që nga janari . Ka një marrëdhënie të rëndësishme me lojtarin dhe familjen e tij. Ne po punojmë shumë dhe në orët në vijim, ose ditët në vijim. Ne do të mund t’ju tregojmë nëse do të ketë takime të tjera. Shifrat? Mund të flasim për këtë në një moment tjetër . Negociatat janë ende duke u zhvilluar për të siguruar që të gjitha palët të jenë të lumtura, nga lojtari te klubi.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit