Një tërmet ka rënë dje rreth orës 20:39 në vendin tonë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte në Leskovik, ndërsa thellësia e lëkundjes sizmike vlerësohet të ketë qenë 5 kilometra.
Për fat të mirë lëkundjet ishin të lehta. Nuk ka raportime për dëme materiale.