Institucionet publike kanë shpenzuar vitin që lamë pas 371 milionë lekë për blerje biletash të transportit ajror ndërkombëtar.
Të dhënat zyrtare në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik tregojnë se ky fond është rritur me rritje 22% në raport me vitin paraardhës kur vlera për të njëjtin shërbim shënonte 302 milionë lekë.
Në total, numri i procedurave për blerje biletash ishte 2524, për të cilat ka pasur edhe një fitues. Proceduat e kësaj natyre zënë 13% të procedurave totale të shpallura në sistemin e APP, duke u renditur pas procedurave të prokurimit konkurrues me fond limit mbi 1 milion lekë teksa në vend të parë apo 60% të totalit të procedurave e zënë blerjet me vlerë të vogël.
“Numri i procedurave blerje e biletave të transportit ajror ndërkombëtar të shpallur për vitin 2023, është më i madh krahasuar me vitin 2022, konkretisht kemi 577 procedura më shumë” – vëren APP.
APP nënvizon se autoritetet kontraktore përdorin Sistemin e thjeshtuar Dinamik të Blerjeve, si një mënyrë për të siguruar blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar.
“Ky sistem është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, që janë të regjistruar në sistemin e prokurimit elektronik dhe që kanë si objekt të ushtrimit të aktivitetit të tyre, shërbimin e transportit ajror ndërkombëtar. Monitor