-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha takim me zyrtaren franceze: Kërkova mbështetje për antarsimin e Kosovës në KiE

Kryesoret

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka takuar Mireille Clapot, nënkryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme të parlamentit francez.
Ai shprehet se ka kërkuar mbështetjen e Francës për anëtarësimin sa më parë të Kosovës në Këshillin e Europës.

Postimi i Bashës:
Kënaqësi e veçantë të takohesha me Mireille Clapot, nënkryetarja e Komisionit për Punët e Jashtme të parlamentit francez.

Diskutuam mbi situatën e sigurisë dhe zhvillmet në rajon. Shpreha shqetësimin për gjuhën kërcënuese të Beogradit ndaj paqes dhe sigurisë ne Kosovë por edhe në rajon me nxitje dhe mbështetje edhe nga Moska.

Kërkova mbështetjen e Francës për anëtarësimin sa më parë të Kosovës në Këshillin e Europës, kjo edhe në interes të të drejtave të pretenduara për pakicën serbe atje.

Ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë, agresiviteti i Rusisë sa vjen dhe rritet. Theksova domosdoshmërinë e mbështetjes për Ukrainën duke përdorur dhe asetet e ngrira të federatës ruse. Në funksion të kësaj është dhe Rezoluta për Rindërtimin e Ukrainës që pritet të miratohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit