-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Denoncim nga protesta e Berishës: PS po iu bën presion mësuesve

Kryesoret

Kryetar i degës nr 4 të PD-së në Tiranë, Astrit Kasa, tha se e keqja më e madhe që ka bërë Edi Rama është bërë me arsimin.

Në tubimin qytetarë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha, Kasa tha se sot i vetmi kriter për mësuesit dhe prindërit e nxënësve është se sa të angazhuar do të jenë për partinë.

“Unë jam arsimtar dhe po ju them që sot detyrohen mësuesit e nxënësit që të shkojnë në takimet e PS-së, që të anëtarësohen në parti. Ky vend po shpopullohet, ata thonë kemi rritur anëtarësimet me 200 %. Sot fëmijët e tanë e kanë të vështirë të motivohen për të mësuar, sepse nuk ka konkurencë.

Një nxënës që e ka marrë gjimnazin për 5 vjet, sot është drejtor në Bashkinë e Tiranës, ndërsa nxënësit ekselentë janë sot rrugëve ose në kërkim të një pune”, tha Kasa.

Ai i ka drejtuar një apel qytetarëve që të vrasin frikën dhe të gjithë së bashku do të fitojmë.

“Ne ia kemi marrë dorën rrëzimit të diktaturave dhe çdo ditë përballë do na kesh deri në rrëzimin tënd” u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit