Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos në fund të vizitës në Tiranë zhvilloi një konferencë për mediat. E nisi me ligjin për zonat e mbrojtura që miratoi qeveria. Tha se do ta ndjekin në vijim si do të zbatohet. Foli edhe për rolin rajonal dhe ndërkombëtar të Shqipërisë.
“Po ndjekim nga afër ligjin për zonat e mbrojtura, si do të bëhet zbatimi. Vëmendja jonë është e përqendruar edhe tek liria e medias. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët, qasjen në informacion, por edhe pronësinë” tha ajo.