-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Toni Kroos ndërron mendje, mesfushori drejt rinovimit me Realin e Madridit

Kryesoret

Toni Kroos do të vazhdojë kontratën e tij me Real Madrid duke vendosur të qëndrojë me gjigandët spanjollë deri në vitin 2025.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat spanjolle por dhe nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano.

E ardhmja e mesfushorit gjerman ka qenë një temë e ndjekur në javët e fundit, me marrëveshjen e tij aktuale me Los Blancos që do të skadojë në fund të sezonit 2023/24.

Rikthimi në Kombëtaren gjermane duket se ka ringjallur dëshirën e mesfushorit për të vazhduar në futbollin kompetitiv dhe dukeqenë se klasi është i përhershëm vazhdimi i kontratës me “Los Blancos” duket thjesht një formalitet, nga ana tjetër trjaneri Carlo Ancelotti dhe       Florentino Perez kanë këmbëngulur gjithnjë që Kroos të vazhdojë me fanellën mbretërore. Një tjetër rinovim i tij do të pritej me krahë hapur nga klubi.

Tani tani pritet të zgjasë udhëtimin e tij me Madridin duke nënshkruar një zgjatje të re, sipas Fabrizio Romano .

Kroos iu bashkua Madridit në vitin 2014 dhe që atëherë ka bërë mbi 450 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke fituar katër kurora të Ligës së Kampionëve dhe tre tituj të La Ligës mes një mori trofesh të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit