Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar se tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta pavarësisht marrëveshjes së fundit mes SHBA-së dhe Iranit. Në një reagim publik, ai vlerësoi se situata në rajon mbetet e paqëndrueshme dhe se përshkallëzimet e reja nuk mund të përjashtohen.
“Pala e tretë, Izraeli, mbetet e pakënaqur në pritjet e saj për disfatën e plotë të regjimit politik të Iranit, që do të thotë se do të kërkojë hakmarrje. Dhe asnjë Trump nuk mund ta urdhërojë ndryshe”, deklaroi Medvedev.
Sipas tij, paqja në rajon mbetet e brishtë, ndërsa Ngushtica e Hormuzit vazhdon të ketë një rol vendimtar në sigurinë globale dhe tregjet ndërkombëtare të energjisë.









