Kreu i PD-së, Sali Berisha, sot ka zhvilluar një bashkëbisedim në facebook me ndjeësit e tij, duke diskutuar një sërë çështjesh nga ajo e Zvërnecit, ku sipas tij Rama u fshihet përgjegjësive deri tek protesta e sotme kombëtare, ku së cilës pritet ti bashkohen mijëra qytetarë nga diaspora, që tashmë kanë mbërritur në atdhe.
Kryedemokrati theksoi se po e ndjek me vëmendje këtë zhvillim dhe këtë protestë të cilën e quajti si shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke thënë se ka një vërshim të jashtëzakonshëm dhe të paparë ndonjëherë të diasporës drejt Tiranës.
Ndër të tjera Berisha iu përgjigj edhe pyetjeve të drejtuar nga ndjekësit lidhur me thirrjet e protestuesve kundra tij, “Rama në burg, Berisha në burg”, i cili tha se nuk impresionohet nga thirrjet e tilla, duke akuzuar Tauland Ballën si promotor dhe iniciuesin e tyre.
LIVE- Berisha: S’kam firmosur kurrë ndërtime vilash për oligarkë e zyrtarë!









