Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një video mesazhi përpara grupit të PD-së ka kujtuar 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO. “Lufta në Kosovë pas largimit të PD-së, ofroi për Shqipërinë një shans të jashtëzakonshëm, u bë de facto, territori i NATO-s sa i përket veprimeve ushtarake të NATO-s në Kosovë.
Vullneti dhe dëshira e aleancës që aleanca të ecte me hapa më të shpejta ishin të mëdha. Në vitet 92-96 PS solli rezoluta anti-NATO dhe bashkëpunimin me SHBA-në. Pas viteve 2000 kjo parti, humbi shanset dhe ndërtoi si pengesë muret e krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat e shndërruan Shqipërinë në një vend të frikshëm për sigurinë e vendeve perëndimore.
Në vitin 2005 PD do i rikthehej ëndrrës për anëtarësimin në NATO. Reforma serioze. Pjesëmarrja e ushtarakëve shqiptarë nga Afrika në Afganistan ishin përfaqësim i shkëlqyer. Lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Shqipëria në vitin 2008 do të shpallej një nga tetë vendet më të suksesshme në luftën kundër korrupsionit. Vizita e Bush dhe mbështetja e SHBA-së për anëtarësimin në NATO, por theksoj kontributi i opozitës shqiptare këtu, ishte tjetër.
Sot kujtoj dhe vlerësoj, fraksionin pro atlantist të PS-së, të përbërë nga Meta, Majko, Dade dhe personalitete të tjera. Unë ju them shqiptarëve sot, se ardhja e tyre në takimet e rëndësishme dhe qenia e tyre krah kryeministrit ka pasur një ndikim të vecantë pozitiv. Një ndryshim të madh dhe një garanci për partnerët tanë, pasi tashmë NATO mbështet jo vetëm nga qeveria por edhe opozita” tha ai.