-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama shpall objektivin: 4 miliardë Euro investime të huaja

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama shpalli sot ambicien se qeveria synon që niveli i investimeve të huaja në Shqipëri të arrijë deri në vlerën 4 miliardë Euro. Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Rama u shpreh se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që në vijim të ngjitet në nivelin BB+ duke përmirësuar akoma më shumë situatën fiskale. Nga ana tjetër, edhe integrimi europian dhe procesi i hapjes së negociatave, fazë në të cilën Shqipëria është aktualisht, kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve në Shqipëri dhe dije të reja.

“Ne kemi një potencial për një rritje të mëtejshme të investimeve të huaja dhe synimi është të ngjitemi në 2, 2.5, 3, në 4 miliardë Euro. Padiskutim që i kemi të gjtha mundësitë që në një kohë jo të gjatë të kemi vlerësim pozitiv me përmirësim nga SP dhe sot nëse shohim trendet nuk është aspak e shfrenuar situata që të kalojmë në BB+.

Turizmi rritet, kërkesa për Shqipërinë rritet. Sot shohim që sipërmarrja në turizëm nuk shtron më problemin e pagave, është gati të paguajë shumë mirë si nuk do të imagjinohej disa vite pëprara por shtron problemin që të ketë kë të paguajë dhe me kë t’i mbulojë rolet dhe funksionet”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit