-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja ‘5D’ prek dhe Klubin e Tiranës, Deborah Keçi nën hetim nga SPAK

Kryesoret

Mes zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës  të akuzuar nga SPAK për abuzim me tenderat dhe favorizim të kompanisë “5D” në pronësi të Mariglen Qatos dhe Redi Mollajt, është edhe Deborah Keçi.

Ndaj Keçit e cila mban postin e drejtores së Klubit Sportiv Tirana, është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe pezullim i saj nga posti.

“Së pesti, nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se shtetasja D.K. (Deborah Keçi) në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

Shtetasja D.K. ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit N.M user-at e anëtarëve të KVO-së”, njofton SPAK./Panorama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit