Deputeti i Partisë Socialiste, Klevis Jahaj, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Jahaj, i zgjedhur deputet i qarkut Fier në zgjedhjet e 11 majit 2025, ka hyrë në ambientet e institucionit, ndërsa deri më tani nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij.
As SPAK dhe as vetë deputeti nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare për këtë vizitë.









