Ditën e sotme SPAK ka lëshuar 9 urdhër arreste për ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës.
3 prej tyre janë arrest në burg, ndërsa 6 të tjerat janë detyrim paraqitje.
Sipas SPAK për 4 vite Redi Molla ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, ka shpallur fitues kompaninë që ai dhe Mariglen Qato ishin ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.
Masa ‘arrest burg’ është firmosur ndaj Mariglen Qato, ish drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës dhe ish drejtorin e UKT-së Redi Molla.
SPAK ka kërkuar masë të dytë sigurie ‘arrest me burg’ edhe për Taulant Tusha, ish-drejtor i Punëve Publike – Bashkia e Tiranës.
EMRAT
Arrest me burg
Mariglen Qato
Redi Molla
Taulant Tusha
Detyrim paraqitje
Enton Punavija
Julian Zanaj
Albano Janku
Nestor Muhamellari
Elantina Zere
Deborah Keçi