Gazetari belg Marc Roche në një intervistë ka zbuluar kancerin nga i cili vuan princesha Kate Middelton.
“Gjithçka tregon se ajo ka një histerektomi dhe kancer të zorrës së trashë. Siç shpjegoi ai, Princesha e Uellsit po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese, e cila mund të bëhet në shtëpi, pa pasur nevojë të shkojë në spital”, tha ai.
Gjithashtu teksa gazetari u pyet se kur mundej që Kate t’i rikthehej detyrave mbretërore ai ta se me shumë mundësi kjo do të jetë e mundur në qershor ose në korrik.
“Duke ditur shqetësimin e saj për t’u dukur gjithmonë sa më mirë, ajo do të kthehet kur të shërohet plotësisht. Një gjë është e sigurt: nuk duhet të presim një deklaratë të re. Nuk do të ketë asnjë përditësim të mëtejshëm për gjendjen e saj shëndetësore”, tha Marc Roche.