-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, nisin punimet në Gjadër

Kryesoret

Në Gjadër kanë nisur punimet për ndërtimin e kampit të emigrantëve që do të vijnë në Shqipëri.

Nga pamjet që janë publikuar duket që punimet janë në fazat e para.

Qendrat e pritjes në Gjadër duhet të jenë gati në 20 maj kur pritet që të mbërrijnë edhe emigrantët e parë të kapur në det nga autoritetet italiane.

Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigranteve në Shqipëri, të cilat kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë rreth 36 mijë persona në vit.

Pas zbarkimit që do të bëhet në Shëngjin, do të vijohet në strukturat e tjera që po ndërtohen në Gjadër. I gjithë perimetri i ushtrisë do të rrethohet nga një mur i lartë afro 7 metra qe do të shërbejë për të rritur sigurinë pasi fare pranë kampit ndodhen edhe banesat e fshatit Gjadër dhe Kakarriq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit