-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mali i Zi: Do përkrahim Kosovën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Kryesoret

Ministrja për Çështje Europiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, ka thënë se vendi i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës në Komitetin e Ministrave në maj. Ndërkaq, për votën kundër të deputetes malazeze në votimin e raportit në Paris, ajo thotë se përbën qëndrim partiak dhe jo shtetëror.

“Votimi i disa deputetëve në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Europës nuk do të thotë domosdoshmërisht edhe qëndrimin e Qeverisë. Në këtë rast nuk domethënë qëndrimin e Qeverisë së Malit të Zi. Ajo e ka nxjerrë qëndrimin e partisë së vet”.

Gorçeviç, në një konferencë të përbashkët për media me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi sot në Prishtinë, tha se pushteti aktual në Mal të Zi ka një marrëveshje koalicioni ku ndër të tjera obligohet ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj të integrimit europian, raporton Gazeta Express.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit