-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Shqipëria duhet të përmbyllë anëtarësimin në BE deri në 2027

Kryesoret

Shqipëria vijon procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, pas miratimit të IBAR nga Brukseli.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, nënvizoi në Kuvend se vendi duhet të përfundojë marrëveshjen e anëtarësimit deri në dhjetor 2027, duke respektuar planin e dakordësuar me institucionet europiane.

“Vetëm gjatë muajve të fundit, Parlamenti ka miratuar mbi 200 ligje, nga të cilat 100 lidhen drejtpërdrejt me legjislacionin për integrimin europian. Kjo tregon se jemi duke ecur sipas planit dhe në drejtimin e duhur. Jemi në një moment historik për Shqipërinë dhe kemi përgjegjësinë të përmbushim këtë detyrë. Deri në dhjetor 2027, duhet të përmbyllim marrëveshjen e anëtarësimit në BE, duke u mbështetur mbi kalendarin dhe protokollet që kemi dakordësuar me Komisionin Europian dhe vendet anëtare. Ky është një hap i rëndësishëm që forcon pozicionin tonë në Bashkimin Europian dhe një mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme për vendin tonë. Dua të falënderoj deputetët që mbështetën rezolutën dhe të nënvizoj rëndësinë e bashkëpunimit të të gjithëve për Shqipërinë tonë të përbashkët,” deklaroi Balla.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit