Pothuajse në përfundim të një sezoni ‘ëndrrash’ për Bayern Leverkusen, ku me shumë mundësi kurorëzohen kampionë të Bundesligës, arkitekti i kësaj magjie, Xabi Alonso ka vendosur për të ardhmen e tij.
Trajneri spanjoll, më i kërkuari momentalisht në arenën europiane, i ka dhënë ‘JO’ largimit, duke zgjedhur të vazhdojë me ‘aspirinat’ edhe sezonin e ardhshëm.
Xabi Alonso konfirmoi në një konferencë për shtyp këtë pasdite se ai do të mbetet trajner i Bayer Leverkusen sezonin e ardhshëm, pavarësisht interesimit nga Bayern Munich dhe Liverpool.
Alonso , i cili ka një kontratë me Leverkusen deri në vitin 2026, është bërë më i ‘lakmuari’ në Europë, kjo pasi është duke drejtuar ekipin e tij drejt një sezoni historik, si të ‘Pa mposhturit+.
“Ka qenë një sezon me shumë spekulime në lidhje me të ardhmen time. Ne kemi pasur shumë ndeshje, kemi qenë të zënë dhe të fokusuar. E përdora pushimin ndërkombëtar për të reflektuar më mirë dhe për të marrë një vendim, ” u tha Alonso gazetarëve.
“Javën e kaluar pata një takim (me zyrtarët e klubit) dhe i informova për vendimin për të vazhduar të jem trajner i Bayer Leverkusen… Ndjej se ky është vendi i duhur për të qenë për mua si një trajner i ri”.
💬 #Alonso: “My job is not over here. Putting everything together, I’ve taken this important decision. I am convinced it’s the right one.”#B04TSG | #Bayer04 #Werkself pic.twitter.com/1fKrP19Ao9
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) March 29, 2024