-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE: Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen! Anëtarësimi në KiE çështje tjetër

Kryesoret

Bashkimi Evropian (BE) e ka përsëritur të premten se vendimet në Këshillin e Evropës nuk kanë të bëjnë me bllokun drejtpërdrejt, pasi ajo është organizatë tjetër e pavarur evropiane, prandaj u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i zbatojnë detyrimet nga Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën u pajtuan vitin e kaluar.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse Serbia e shkeli këtë Marrëveshje kur votoi kundër raportit të raportueses për Kosovën në Komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës këtë javë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku pret zbatimin e të gjitha pikave të Marrëveshjes pa marrë parasysh veprimet në Këshillin e Evropës.

“Pa marrë parasysh këto veprime në Këshillin e Evropës, kur është fjala te dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, BE-ja vazhdon të presë që të gjitha pjesët e Marrëveshjes nga viti 2023 për rrugën drejt normalizimit, të zbatohet me shpejtësi, në besim të mirë dhe në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, ashtu siç ishin pajtuar palët me aneksin e zbatimit në Ohër”, tha Stano.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen Bazë në shkurtin e vitit 2023 në Bruksel, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Dhe, sipas nenit 4 të Marrëveshjes së shkurtit, Serbia nuk duhet ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

I pyetur rreth këtij neni, Stano nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por përsëriti se, siç thuhet edhe në Aneksin e Ohrit për zbatim të Marrëveshjes, të gjitha pikat duhet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra./REL

Ndiqni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit