-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hill: Kosova të pranojë Asociacionin, do zgjidhte problemet e serbëve

Kryesoret

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill deklaroi se sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do të ketë shumë diskutime dhe se në një formë ai lidhet me Aneksin e Ohrit. Hill ka theksuar se Kosova duhet t’i përmbushë të gjitha obligimet nën Marrëveshjen e Brukselit.

“Aneksi i Ohrit vendos disa detyrime e kërkesa për të dyja palët, kështu që do të shohim si shkon, është e qartë se ata (Kosova) duan që të anëtarësohen në BE, por duhet ta kalojnë të gjithë procesin.

Pozicioni i Qeverisë sime është që Kosova duhet të përmbushë obligimet e veta me Marrëveshjen e Brukselit dhe nëse nuk i përmbushë, sigurisht se e komplikon interesin e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe organizatat e tjera.

Asociacioni do të ndihmojë në tejkalimin e problemeve aktuale dhe vështirësive që komuniteti serb në Kosovë ka. Asociacioni është i nevojshëm për të ardhmen e Serbinë, dhe mendoj për të ardhmen e Kosovës, kështu që besoj se do të ndodhë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit