Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të GJKKO-së ndaj vëllezërve Artur dhe Klevis Hoxhosman, të cilët janë të përfshirë në një nga operacionet më të mëdha të kontrabandës së drogës në Evropë.
Sipas vendimeve gjyqësore dhe hetimeve, ata dyshohet se kanë pasur rol drejtues në aktivitetin kriminal, ndërsa në emër të tyre rezultojnë edhe biznese të ndryshme si dhe pasuri të paluajtshme luksoze brenda dhe jashtë Shqipërisë, përfshirë vila në zona të frekuentuara bregdetare.
Raportime mediatike ndërkombëtare kanë përmendur gjithashtu se një prej tyre ka poseduar një jaht në Dubai, i përdorur për evente luksoze, ndërsa dy vëllezërit kanë kryer udhëtime të shpeshta mes disa prej qyteteve më të njohura si Londra, Dubai, jugu i Francës dhe Shqipëria.









