Sot është dita e 10-të e asaj që tashmë njihet si Revolucioni i Flamingove. Ende jemi herët për të gjykuar nëse lëvizja do tëarrijë objektivat e saj maksimaliste apo se si do të zhvillohetpërplasja në javët dhe muajt e ardhshëm. Megjithatë, pavarësishtrezultatit përfundimtar, ajo ka prodhuar tashmë së paku 10-tëpasoja politike, shoqërore dhe simbolike që vështirë se mund tëzhbëhen. Brenda kaq pak ditësh, Revolucioni i Flamingove ka arritur një sërë suksesesh që shumë lëvizje qytetare nuk arrijnët’i realizojnë as pas vitesh mobilizimi. Pikërisht këto 10 arritjendihmojnë të kuptohet pse një protestë e nisur në periferi tëVlorës është shndërruar në fenomenin më domethënës qytetardhe politik që ka njohur Shqipëria prej dekadash.
1. Përhapja e shpejtë nga periferia në qendër
Lëvizja arriti të kapërcejë me sukses një hendek të madhgjeografik. Është jashtëzakonisht e vështirë të kalosh nga njëprotestë rurale e bregdetare shumë të lokalizuar (nga Zvërnecidhe Narta) në një mobilizim masiv urban. Nga fillimi i qershorit, organizatorët zhvendosën me sukses epiqendrën në SheshinSkënderbej të Tiranës, duke e kthyer një pakënaqësi rajonale nënjë prioritet kombëtar. Shumica e protestave lokale mbeten tëtilla sepse nuk arrijnë ta bindin publikun kombëtar se problemi ityre është një problem i përbashkët.
Ndryshe nga Kakomeja, Tragjasi, Rrjolli, Zall-Gjoçaj , hidrocentralet në Valbonë apo konfliktet e shumta territoriale tëdy dekadave të fundit, të cilat mbetën kryesisht beteja tëkomuniteteve të prekura drejtpërdrejt, Revolucioni i Flamingoveduket se ka arritur atë që literatura e lëvizjeve shoqërore nëtermat e McAdam dhe Tarrow e konsideron një rast klasik të“ndryshimit të shkallës së konfliktit“, ku një çështje lokale fitonrëndësi kombëtare dhe fillon të perceptohet si simptomë e problemeve më të gjera të sistemit politik. Historikisht, shumicae lëvizjeve nuk arrijnë ta kalojnë këtë faze por Revolucioni iFlamingove e kaloi me sukses.
2. Ndërtimi i një koalicioni të pazakontë shoqëror duke ruajtur karakterin jopartiak
Një nga arritjet më të rralla të Revolucionit të Flamingove ka qenë aftësia për të ndërtuar një koalicion jashtëzakonisht të gjerëshoqëror pa u shndërruar në instrument të ndonjë partie politike. Dy studiuesit e sipërpërmendur argumentojnë se aftësia për tëzgjeruar koalicionin përtej grupit fillestar të të prekurve ështënjë nga kushtet themelore për kalimin nga një protestë e zakonshme në një lëvizje me ndikim kombëtar. Shumica e mobilizimeve dështojnë pikërisht sepse mbeten të kufizuarabrenda një grupi të vetëm interesi, një komuniteti lokal, njëprofesioni apo një identiteti politik. Sa më e ngushtë të jetë bazasociale, aq më e lehtë bëhet izolimi, stigmatizimi oseneutralizimi i saj.
Revolucioni i Flamingove arriti të prodhojë të kundërtën. Ai bashkoi ambientalistë dhe patriotë, studentë dhe pensionistë, artistë dhe sipërmarrës, akademikë dhe banorë lokalë, emigrantëdhe rezidentë, votues të majtë dhe të djathtë, si dhe shumëqytetarë që nuk identifikohen më me asnjë forcë politike. Kjo e transformoi lëvizjen nga një kauzë sektoriale në një hapësirë tëgjerë identifikimi qytetar.
Pikërisht këtu qëndron edhe rëndësia e karakterit të saj jopartiak. Në Shqipëri, pothuajse çdo protestë e madhe përfundon duke u përthithur nga logjika e konfliktit mes partive. Sapo njëmobilizim identifikohet me njërin krah politik, ai humbetaftësinë për të tërhequr mbështetës nga kampi tjetër dhereduktohet në një kapitull të radhës të polarizimit ekzistues. Revolucioni i Flamingove shmangu me vetëdije këtë kurth. Mungesa e flamujve partiakë, refuzimi i protagonizmit tëfigurave politike tradicionale dhe insistimi për të ruajtur njëidentitet qytetar autonom i lejoi lëvizjes të ndërtojë një bazëmbështetëse shumë më të gjerë sesa do të ishte e mundur nësedo të identifikohej me një kamp të caktuar.
Nga perspektiva teorike, kjo përbën një formë të ruajtjes sëautonomisë së lëvizjes, një element që studiuesit e lëvizjeveshoqërore e konsiderojnë thelbësor për mbijetesën dhe zgjerimine mobilizimit. Në vend që të shndërrohej në zgjatim të opozitës, lëvizja ruajti aftësinë për të kritikuar njëkohësisht qeverinë, opozitën dhe vetë logjikën e sistemit politik. Kjo e bëri shumëmë të vështirë delegjitimimin e saj përmes etiketave partiake dheshumë më të lehtë identifikimin e qytetarëve të zakonshëm me kauzën.
Duke ndërtuar një koalicion kaq të gjerë shoqëror, lëvizja rritindjeshëm koston e indiferencës, e detyroi qeverinë të kalojë ngashpërfillja në mbrojtje të vazhdueshme të projektit dhe krijoirreziqe serioze reputacionale për të gjithë protagonistët e përfshirë, brenda dhe jashtë vendit, duke prodhuar një klimëpolitike e publike që i ngjan gjithnjë e më shumë asaj që çoiedhe në tërheqjen e Kushnerit në dhjetorin e kaluar nga njëinvestim i ngjashëm kontraversal në Beograd.
3. Thyerja e Monopolit të Opozitës së Kontrolluar
Një nga arritjet më të rëndësishme të Revolucionit tëFlamingove ka qenë aftësia për t’i rezistuar kooptimit ngaopozita tradicionale dhe për të sfiduar një nga mekanizmat më tëqëndrueshëm të politikës shqiptare pas viteve 1990. Për mëshumë se tre dekada, sistemi politik shqiptar është organizuarrreth një duopoli të qëndrueshëm mes Partisë Socialiste dhePartisë Demokratike. Përtej retorikës së ashpër publike, këto dyparti kanë funksionuar si kastë, si dy krahë të të njëjtit rend politik, duke alternuar pushtetin, por duke ruajtur monopolinmbi përfaqësimin e pakënaqësisë shoqërore dhe duke aplikuar tënjëjtin model abuziv qeverisje; duke bashkëpunuar me të njëjtitoligarkë e duke manifestuar të njëjtat tendenca autoritare.
Roli historik i opozitës nuk ka qenë të rrëzojë status quo-në, porshpesh të kanalizojë, kontrollojë dhe neutralizojë energjinë e pakënaqësisë brenda kufijve që nuk rrezikojnë vetë arkitekturëne sistemit. Pra opozita tradicionale është parë si menaxhuese e zemërimit qytetar pa e lënë të kthehet në kërcënim real përsistemin dhe për këtë rol shpërblehet me pazare, favore, poste, leje, imunitet, tendera dhe pjesën e vet në plaçkën e pushtetit. Pikërisht për këtë arsye, shfaqja e një lëvizjeje autonomeqytetare u perceptua si kërcënim jo vetëm nga pushteti, por edhenga ata që prej vitesh kanë pretenduar monopolin e kundërshtimit ndaj tij.
Kjo logjikë i afrohet asaj që Peter Mair e përshkruante sifenomeni i “kartelizimit të partive“, ku rivaliteti elektoralbashkëjeton me interesa të përbashkëta të elitave politike përruajtjen e kontrollit mbi sistemin. Në këto kushte, zemërimiqytetar nuk sfidon domosdoshmërisht rendin ekzistues, porkanalizohet përmes aktorëve që kanë interes në riprodhimin e tij. Pikërisht për këtë arsye, fakti që Revolucioni i Flamingoverefuzoi të identifikohej me opozitën tradicionale përbën njëzhvillim me rëndësi të veçantë. Protestuesit nuk kufizuankritikat vetëm ndaj qeverisë së Edi Ramës, por protestuan edhepërpara selisë së Partisë Demokratike dhe artikuluan kritika tëdrejtpërdrejta ndaj lidershipit opozitar. Në terma teorikë, kjopërfaqëson një refuzim të rolit tradicional të opozitës sindërmjetëse ekskluzive e pakënaqësisë shoqërore.
Ndoshta jo rastësisht, reagimet e para më agresive ndaj lëvizjesnuk erdhën vetëm nga pushteti, por edhe nga segmente tëopozitës tradicionale. Përpjekjet për ta delegjitimuar lëvizjen, anti-mitingu i parë kundër nismës së hormoneve dhe etiketimet e protestuesve si soroistë apo ushtarë të Erion Veliajt, nuk janë gjëtjetër përveccse si shenja të shqetësimit përballë një lëvizje qëpo sfidon jo vetëm qeverinë, por edhe monopolin tradicional tëpartive mbi përfaqësimin e pakënaqësisë publike. Për herë tëparë, publiku pa atë që mund të përshkruhet si fenomeni i njëopozite që i bën opozitë vetë opozitarizmit apo reagimi i njëalternative që s’do alternativa. Në këtë kuptim, Revolucioni iFlamingove nuk përbën vetëm një sfidë ndaj një qeverie tëcaktuar, por ndaj vetë modelit të ndërmjetësimit politik dhembarë elitës politike që ka dominuar Shqipërinë gjatëtranzicionit.
4. Thyerja e monopolit mediatik
Një nga sukseset më të rëndësishme të Revolucionit tëFlamingove ka qenë depërtimi në një hapësirë publike që prejvitesh kontrollohet jo vetëm përmes pushtetit politik, por edhepërmes ndërmjetësimit mediatik. Nëse opozita tradicionale ka shërbyer për administrimin e zemërimit qytetar, media dhe njëpjesë e opinionbërësve kanë luajtur rolin e administratorëve tëopinionit publik. Përmes përqendrimit të pronësisë mediatike, varësisë ekonomike nga shteti, kooptimit të elitave intelektualedhe rrjeteve të patronazhit, është krijuar ajo që Herman dheChomsky e quajnë “prodhim i konsensusit“: një sistem ku nukkontrollohen vetëm institucionet, por edhe mënyra se si qytetarëti kuptojnë ato.
Në fazat e para, një pjesë e mirë e mediave tradicionalezgjodhën strategjinë klasike të injorimit me bindje se “nëse nukmbulohet, nuk ekziston“. Por lëvizja u rrit me një ritëm të tillë sau bë gradualisht tepër e madhe për t’u injoruar. Në momentin kurprotestat filluan të dominojnë rrjetet sociale, të mobilizojnëmijëra qytetarë dhe të tërheqin vëmendje ndërkombëtare, edhemediat tradicionale u detyruan ta pasqyronin atë realitet që nukkishin arritur dot ta parandalonin.
Nuk është rastësi që Shqipëria prej vitesh renditetproblematikisht në raportet e Reporters Ëithout Borders përlirinë e medias. Pikërisht në mjedise ku informacioni filtrohetnga pak qendra pushteti, rrjetet sociale, gazetaria qytetare dhemediat alternative marrin rëndësi disproporcionale si mekanizmakundër-hegjemonikë. Revolucioni i Flamingove arriti ta çajëkëtë mur nga të dyja anët njëkohësisht; nga poshtë, përmesrrjeteve sociale mediave alternative dhe komunikimit tëdecentralizuar qytetar; dhe nga lart, përmes depërtimit në mediatndërkombëtare. Për herë të parë pas shumë kohësh, një lëvizjeqytetare shqiptare arriti të anashkalojë njëkohësisht filtrat e sistemit politik, mediatik dhe opozitar, duke e imponuar vetendrejtpërdrejt në debatin kombëtar dhe ndërkombëtar.
5. Thyerja e Murit të Heshtjes dhe Apatisë duke MobilizuarGjeneratën Z
Një nga arritjet më domethënëse të Revolucionit të Flamingoveka qenë aftësia për të riangazhuar segmente të shoqërisë që prejkohësh shfaqnin shenja të forta të tërheqjes nga pjesëmarrjapolitike. Në veprën e tij klasike Exit, Voice and Loyalty (Largim, Reagim apo Besnikëri), Albert O. Hirschman argumenton se individët që përballen me pakënaqësi ndaj institucioneve kanëtre alternativa themelore: largimin (exit), shprehjen e pakënaqësisë (voice) ose besnikërinë pasive (loyalty). Për viteme radhë, perceptimi dominues në Shqipëri ka qenë se një pjesëe madhe e të rinjve kishte zgjedhur variantin e parë; përballëzhgënjimit me elitën politike, mungesës së besimit teinstitucionet dhe ndjenjës së kufizuar të ndikimit qytetar, përgjigjja më e zakonshme dukej të ishte emigrimi ose thjeshtapatia. Në këtë kuptim, emigracioni masiv i dekadës së funditmund të lexohet jo vetëm si fenomen ekonomik, por edhe siforma më radikale e exit-it politik. Një pjesë tjetër e mirë e rinisëu orientuan drejt besnikërisë, nënshtrimit, konformimi apo edheimplikimit me sistemin. Ngarendja për të kandinduar tek nismasocialiste “Deputeti që Duam“, për të zëvendësuar vakancat e krijuara nga goditjet e Spakut e dëshmojnë më së miri që njëpjesë e rinisë nuk zgjodhi sfidimin e sistemit, por përshtatjendhe integrimin brenda tij.
Nëse për një kohë të gjatë pyetja kryesore për Gjeneratën Z nëShqipëri ishte ku dhe kur do të emigronte, në pjesën më tëmadhe të botës i njëjti brez po organizonte protestat më tëmëdha të dekadës. Nga protestat kundër korrupsionit në Serbi, Bullgari, Rumani, Sllovaki dhe Çeki, te lëvizja “Grua, Jetë, Liri” në Iran, protestat prodemokratike në Hong Kong, Tajlandë dheKorenë e Jugut, mobilizimet studentore në Indonezi, protestatsociale në Kili, Kolumbi dhe Meksikë, lëvizjet klimatike nëGjermani, Suedi, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, si dhedemonstratat për drejtësi sociale në Shtetet e Bashkuara, Gjenerata Z është shndërruar në protagonistin kryesor tëmobilizimeve qytetare në mbarë botën.
Pikërisht për këtë arsye, Revolucioni i Flamingove paraqet njëzhvillim interesant. Ai ka arritur të transformojë, të paktënpjesërisht, një kulturë të tërheqjes dhe indiferencës nëpjesëmarrje aktive qytetare. Mobilizimi i Gjeneratës Z, studentëve, profesionistëve të rinj dhe segmenteve të shoqërisëcivile urbane sugjeron një zhvendosje nga logjika e exit drejtlogjikës së voice, pra nga largimi fizik ose dorëzimi psikologjiknga jeta publike drejt artikulimit të drejtpërdrejtë tëpakënaqësisë në hapësirën publike. Në terma sociologjikë, kjonuk përfaqëson thjesht zgjerim numerik të protestës, porrikthimin në sferën publike të një grupi demografik me kapital tëkonsiderueshëm kulturor, profesional dhe komunikues, i cili derivonë perceptohej si i depolitizuar, cinik ose i orientuar kryesishtdrejt emigrimit. Pikërisht ky transformim nga exit në voicepërbën një nga treguesit më domethënës të potencialit afatgjatëtë lëvizjes.
6. Ndërkombëtarizimi i kauzës dhe fitimi i legjitimitetitndërkombëtar
Një nga sukseset më të mëdha të Revolucionit të Flamingove ka qenë aftësia për ta transformuar një konflikt lokal në një çështjeme rezonancë ndërkombëtare. Sipas teorisë së Margaret Keck dhe Kathryn Sikkink mbi rrjetet transnacionale të advokimit, kurinstitucionet vendase nuk reagojnë, lëvizjet kërkojnë aleatëjashtë vendit dhe e rikthejnë presionin nga jashtë përmes tëashtuquajturit “efekt bumerang“. Pikërisht kjo ndodhi. Brenda pak ditësh, një konflikt që qeveria përpiqej ta paraqiste si debatlokal u kthye në objekt reagimesh nga organizata ndërkombëtaremjedisore, rrjete akademike, eurodeputetë, Partia e GjelbërEvropiane dhe institucione evropiane. Vetë nevoja e qeverisë përt’iu përgjigjur pyetjeve të Reuters dhe për ta siguruarKomisionin Evropian se po respekton standardet mjedisoretregon se beteja kishte dalë prej kohësh jashtë kufijve tëpolitikës shqiptare.
Por ndoshta rezultati më i papritur ishte një tjetër. Kundërshtarëte protestës pretendonin se ajo po dëmtonte imazhin turistik tëShqipërisë dhe po largonte investitorët. Po ndodh krejt kundërta. Protesta prodhoi ndoshta operacionin më të suksesshëm tëribrandimit kombëtar që Shqipëria ka pasur prej dekadash. Përvite me radhë, vendi është shfaqur në media dhe kinematografindërkombëtare përmes stereotipeve të mafias, trafikut, korrupsionit dhe shtetit të dështuar. Revolucioni i Flamingoveprojektoi një imazh krejt tjetër të një populli të vogël që i bënballë interesave të mëdha, të një shoqërie që ndonëse është boll e varfër sot, po refuzon të shesë trashëgiminë dhe të ardhmen e sajpër hir të miliardave të premtuara, të një komunitet qytetar qëkërkon dinjitet përpara se të kërkojë para.
Madje forca e lëvizjes nuk qëndroi vetëm te kauza, por edhe teforma. Kreativiteti, simbolika e flamingos, mungesa e flamujvepartiakë, pjesëmarrja e familjeve me fëmijë, artistëve, akademikëve, ambientalistëve, patriotëve dhe diasporës krijuannjë lëvizje që jo vetëm tërhoqi vëmendjen e botës, por fitoisimpatinë e saj. Në vend të imazhit të zakonshëm të një Ballkanitë zhurmshëm e konfliktual, të protestave me dhunë, gazlotsjellës e molotov; publiku ndërkombëtar pa një qytetarimoderne, kreative dhe gjithëpërfshirëse. Paradoksi është se ajo që u akuzua se po dëmtonte Shqipërinë rezultoi të ishte ndoshtareklama më e mirë që vendi ka pasur prej vitesh. Për herë të parëpas shumë kohësh, Shqipëria nuk po identifikohej me oligarkë, trafikantë apo skandale korrupsioni, por me qytetarë qëvendosën se jo gjithçka mund të shitet.
7. Krijimi i një ikone proteste tejet ngjitëse dhe jopartiake
Një nga arritjet më të rëndësishme të lëvizjes ka qenë krijimi iflamingos rozë si simbol qendror mobilizues gjë që përbën njëleksion të goditur të brendimit të protestës moderne. Nga perspektiva e teorisë së kornizimit simbolik (framing theory), David Snow dhe Robert Benford argumentojnë se lëvizjet më tësuksesshme janë ato që arrijnë të ndërtojnë simbole me kapacitettë lartë rezonance kulturore, të afta të komunikojnë mesazhekomplekse në mënyrë të menjëhershme dhe të kuptueshme përpublikun e gjerë.
Flamingoja e përmbush këtë funksion në disa nivelenjëkohësisht. Së pari, ajo krijon një lidhje të drejtpërdrejtë dhe tëprekshme me ekosistemin e Vjosë-Nartës, duke personifikuar nënjë figurë të vetme abstraksionin e biodiversitetit dhe mbrojtjessë natyrës. Së dyti, forma e saj vizualisht e dallueshme, përdorimi i maketeve gjigante dhe instalacioneve performative prodhon atë që studiuesit e komunikimit dixhital e quajnë“përparësi algoritmike“ për t’u bërë virale, pra aftësinë për tëgjeneruar imazhe me potencial të lartë shpërndarjeje në rrjetetsociale dhe mediat vizive. Së treti, dhe ndoshta më e rëndësishmja në kontekstin shqiptar, flamingoja funksionon sinjë simbol politikisht neutral, i çliruar nga bagazhi identitar ipartive tradicionale. Kjo i ka mundësuar lëvizjes të shmangëpolarizimin klasik partiak dhe të krijojë një hapësirë mobilizimiku mund të bashkëjetojnë individë të kategorive të ndryshmesociale dhe me orientime të ndryshme ideologjike, por me njëshqetësim të përbashkët qytetar.
Studimet mbi lëvizjet shoqërore janë të mbushura me shembujku një simbol i vetëm ka arritur të përmbledhë aspirata dhepakënaqësi shumë më të gjera sesa kuptimi i tij fillestar. Karafili në Revolucionin kundër regjimit Estado Novo, portokallia nëpërmbysjen e Jushccenkos në Ukrainë, grushti i mbyllur iOtporit si simbol kundër Millosheviçit; Çadrat për të mbrojturautonominë e Hong Kongut apo së fundmi Jelek-Verdhët nëFrancë. Në këtë kuptim edhe flamingo-ja është shndërruar në njësimbol ombrellë brenda të cilit mund të artikulohen shqetësimeshumë më të gjera se vetë çështja mjedisore: transparenca, sovraniteti mbi territorin, mbrojtja e pasurive të përbashkëta, pjesëmarrja qytetare dhe kufijtë e pushtetit ekzekutiv.
8. Refuzimi i kooptimit, forcimi i demokracisë së drejtpërdrejtëdhe ruajtja e momentumit qytetar
Një nga vendimet më të zgjuara dhe më pak të vlerësuara nëpërmedia të Revolucionit të Flamingove ishte refuzimi për ta zhvendosur konfliktin nga hapësira publike në korridoret e pushtetit dhe kalendat greke të burokracisë. Kur Kryeministripropozoi një takim me një grup të kufizuar përfaqësuesish tëprotestës, lëvizja e refuzoi. Mbasje në pamje të parë kjo mund tëdukej si refuzim i dialogut, por në realitet ishte refuzim i njëmekanizmi shumë më të sofistikuar dashakeq që synonabsorbimin institucional të kundërshtimit.
Historia e protestave tregon se pushtetet rrallëherë ineutralizojnë lëvizjet vetëm përmes represionit. Shumë mëshpesh i neutralizojnë përmes procesit. Fillimisht ofrohet njëtakim. Pastaj krijohet një grup pune. Mandej një tryezëkonsultimi. Më pas një komision ekspertësh. Në fund premtohenanaliza shtesë, verifikime teknike dhe studime të reja. Konfliktilargohet nga rruga e rrugës dhe transferohet e hallakatet në rrugëpa krye në labirintet e burokracisë. Nga një çështje urgjenteshndërrohet në një procedurë administrative. Nga një problem politik bëhet një proces teknik. Nga një lëvizje qytetare kthehetnë një dosje.
Kjo është arsyeja pse shumë protesta nuk vdesin nga represionipolicor por vdesin nga administrimi. Sistemi nuk i shtyp, por ipërthith; nuk i ndalon, por i tret. Nuk i përjashton, por i integronnë një proces që gradualisht ua shuan energjinë. Në literaturënsociologjike ky fenomen njihet si kooptim apo absorbiminstitucional. Në praktikë do të thotë që pushteti nuk zgjidhproblemin por krijon iluzionin se po merret me të derisa publikutë humbasë interesin dhe protestuesit të humbasin momentin.
Shqipëria e ka parë disa herë këtë skenar. Protesta studentore e vitit 2018 ishte ndoshta shembulli më i qartë. Ajo filloi si njënga mobilizimet më autentike dhe më të fuqishme tëtranzicionit, por gradualisht energjia e saj u shpërnda mesnegociatave, fragmentimit, pritjes dhe proceseve pa fund. Jo sepse kërkesat u zgjidhën plotësisht, por sepse momentum-ipolitik u shfry. Sistemi fitoi kohë. Dhe shpeshherë, në politikë, koha është fitorja më e madhe e pushtetit.
Pikërisht këtë kurth duket se kuptuan organizatorët e Revolucionit të Flamingove kur refuzuan të pranonin se problemi ishte mungesa e komunikimit. Problemi nuk ishte se qeveria nuk po dëgjonte hallet e qytetarëve apo problemet e shqetësimet. Problemi është që qeveria ka qenë e vëtëdijshmepër ccfarë ka bërë sepse ka menduar se nuk do paguante asnjëkosto, sikurse kishte ndodhur me herët e tjera. Prandaj nësekonflikti ka të bëjë me mungesën e transparencës, një bisedë me dyer të mbyllura nuk është transparencë. Nëse kauza ka të bëjëme pjesëmarrjen qytetare, përzgjedhja e një grupi të vogëlnegociatorësh nuk mund të zëvendësojë vullnetin e mijëraqytetarëve që ndodhen në shesh.
Në këtë kuptim, lëvizja artikuloi një formë të demokracisë sëdrejtpërdrejtë. Ajo refuzoi logjikën sipas së cilës qytetarët duhettë delegojnë menjëherë zërin e tyre te një grup ndërmjetësuesishdhe insistoi që çështja të mbetej në hapësirën publike, përballëopinionit publik dhe jo pas dyerve të mbyllura të institucioneve. Më e rëndësishmja, lëvizja refuzoi të shkëmbente substancën me simbolikën. Shumë protesta bien në kurthin e fotografisë sëpërbashkët, të deklaratës optimiste pas takimit apo të premtimitse çështja do të shqyrtohet. Këto momente krijojnë përshtypjen e suksesit pikërisht në momentin kur energjia e protestës fillon tëtretet. Revolucioni i Flamingove zgjodhi të mos pranonte këtëshkëmbim; refuzoi të zëvendësonte një kërkesë konkrete me njëritual politik. Edhe pse kaloi, besoj se ky ishte ndoshta një ngamomentet vendimtare të lëvizjes. Për herë të parë pas shumëkohësh, një protestë qytetare në Shqipëri nuk pranoi tëtransformohej në një proces të pafund administrativ, nuk pranoitë futej në kalendat greke të institucioneve dhe uk pranoi tëzëvendësonte presionin publik me premtimin e dialogut. Përballë një sistemi që kërkonte ta kthente revoltën nëprocedurë, lëvizja i dha jetë demokracisë së drejtpërdrejtë duke këmbëngulur se zëri i qytetarëve nuk ishte mall i negociueshëmmes pak individësh dhe pushtetit.
Dhe pikërisht duke refuzuar të përthithej nga sistemi, arriti tëruajë atë që shumica e lëvizjeve humbasin më shpejt; besueshmërinë, transparencën, kohezionin dhe momentinpolitik. Pikërisht sepse kooptimi dështoi, Rama po kalon tekapitulli pasues i manualit të autokratëve; tek anti-mitingu apo kundër-mobilizimi. Në vend që të zvogëlojë protestën përmesdialogut, pushteti përpiqet ta balancojë atë përmes prodhimit tënjë mobilizimi paralel, duke e zhvendosur debatin ngalegjitimiteti i kërkesave te raporti numerik i forcave në rrugë.
9. Riaktivizimi politik i diasporës dhe rikthimi i lidhjes me atdheun
Një nga aspektet më interesante të Revolucionit të Flamingoveka qenë aftësia për të mobilizuar segmente të diasporës shqiptareqë prej kohësh dukeshin politikisht të shkëputura nga zhvillimetnë vend. Në teorinë e nacionalizmit transnacional, diaspora shpesh përshkruhet si një komunitet që ruan lidhje emocionaleme vendin e origjinës, por që me kalimin e kohës largohetgradualisht nga pjesëmarrja aktive në jetën e tij politike. Mirëpoduke përdorur qasjen e Benedict Andersonit, Revolucioni iFlamingove i rikujtoi diasporës se, pavarësisht pasaportave, gjuhëve apo jetëve të reja të ndërtuara jashtë vendit, ajo mbetetpjesë e të njëjtit “komunitet të imagjinuar” që quhet Shqipëri.
Megjithëse shqiptarët jashtë vendit përbëjnë mbi gjysmën e kombit në terma demografikë, niveli i përfshirjes së tyre politikeka mbetur relativisht i ulët. Njerëz që, megjithëse përbëjnë mëshumë se gjysmën listë së votimit, kanë marrë pjesë shumë pak në proceset zgjedhore dhe që edhe kur votuan me postë, e bënëkryesisht pas nxitjeve dhe mobilizimit të partive politike nëShqipëri. Po flasim për njerëz që kishin ndërtuar jetët e tyre me prona e pasaporta të reja në Londër, Milano, Firence, Bruksel, Berlin, Mynih, Vjenë, Zyrih, Nju Jork, Toronto etj. Kjo ështëarsyeja pse reagimi i diasporës është kaq domethënës. Në njëfarë kuptimi, ishte rikthimi në hapësirën publike shqiptare i njëgrupi që shpesh perceptohej se i kishte mbyllur derën vendit, e kishte lënë pas dhe e kishte reduktuar marrëdhënien me të nëkujtime, remitanca ose vizita sezonale për turizëm apo hallefamiljare.
Në terma teorikë, lëvizja arriti të transformojë diasporën nga njërezervuar pasiv emocional në një aktor aktiv politik. Nëterminologjinë e Hirschman-it, kemi të bëjmë me një kalim nga“largimi” drejt “zërit“. Thënë ndryshe protesta aktivizoi jo vetëmidentitetin kombëtar, por edhe ndjenjën e përgjegjësisë për tëardhmen e vendit. Ky mobilizim i diasporës rreth një kauzeqytetare dhe mjedisore, tregoi se lidhja me Shqipërinë nuk kalondomosdoshmërisht vetëm përmes votës apo partive politike, poredhe përmes mbrojtjes së pasurive dhe vlerave që perceptohen sitë përbashkëta. Në këtë kuptim, protestat në diasporë nuk ishinthjesht zgjerim gjeografik i lëvizjes por tregues se lëvizja kishtearritur të prekë një nerv të thellë identitar dhe emocional. Kemi të bëjmë me rikrijimin e një lidhjeje politike dhe morale mesdiasporës dhe vendit që shumëkush përfshi mua mendonte se ishte dobësuar në mënyrë të pakthyeshme.
10. Shembja e mitologjisë së zhvillimit dhe rikthimi isovranitetit në qendër të debatit
Ndoshta arritja më e rëndësishme e Revolucionit të Flamingovenuk ka qenë as numri i protestuesve, as mbulimi mediatik, portransformimi i vetë mënyrës se si publiku e kupton konfliktin. Për vite me radhë, debati publik është dominuar nga një logjikëe thjeshtë: sa para do të sjellë një projekt, sa investime do tëtërheqë dhe sa vende pune do të krijojë. Brenda kësaj kornize, çdo kundërshtim paraqitej si pengesë ndaj zhvillimit. Revolucioni i Flamingove arriti ta përmbysë këtë logjikë.
Në këtë rast kemi një zhvendosje nga vlerat monetare materiale, tek vlerat shpirtërore e etike që nuk kanë ccmim. Në termateorikë, kemi të bëjmë me atë që literatura e quan transformimine kornizës së konfliktit nga një çështje teknike në një çështjepolitike dhe morale. Për herë të parë pas shumë kohësh, debatinuk u zhvillua më rreth miliardave që premtohen, por rreth asajqë nuk duhet të jetë në shitje. Çështja pushoi së qeni për njëshpend me pupla rozë, një resort, një lagunë apo një investitor icaktuar me lidhje familjare me njeriun më të fuqishëm në botë. Ajo u shndërrua në një debat mbi dinjitetin kombëtar, mbi tëdrejtën e qytetarëve për t’u dëgjuar, mbi barazinë para ligjit; mbikufijtë e pushtetit dhe mbi pyetjen nëse një vend i vogël ka tëdrejtë të vendosë vetë për trashëgiminë dhe të ardhmen e tij.
Në këtë kuptim, lëvizja nuk sfidoi thjesht një projekt një filozofitë tërë qeverisjeje sipas së cilës gjithçka ka një çmim dhe çdovendim abuziv jo-transparent mund të justifikohet në emër tëzhvillimit. Protesta e zhvendosi debatin nga pyetja “sa do tëfitojmë?” te pyetja shumë më e thellë “çfarë jemi të gatshëm tëhumbasim?”. Në vend që publiku të pyeste sa miliarda do tëinvestoheshin, filloi të pyesë kush vendos, në emër të kujtvendos dhe çfarë nuk duhet të jetë në shitje. Dhe pikërisht nëmomentin kur një shoqëri fillon të bëjë këtë pyetje, konflikti nukka të bëjë më me ekonominë; ka të bëjë me sovranitetin e me krenarinë kombëtare. Me të drejtën për të vendosur vetë se kushjemi, çfarë ruajmë dhe çfarë refuzojmë të shesim.









