-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Panik para Bayern Munich-Dortmund, ngrihet alarmi për sulm terrorist

Kryesoret

Ditën e sotme në 18:30, do të luhet ‘Der Klassike’ mes Byernit të Mynihut dhe Borusia Dortmund. Megjithatë sufersfida e Gjermanisë është përfshirë nga paniku për një sulm terrorist pak para startimit të ndeshjes.

Bild dhe DW bëjnë me dije se grupi terrorist ISIS-K, degë e të quajturit “Shteti Islamik” me bazë në Afganistan kanë publikuar imazhe të tifozëve pikërisht para ndeshjes me një shenjë të kuqe, çka ka alarmuar autoritetet, që kanë shtuar numrin e policëve në terren dhe si inteligjencën.

Grupi mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të fundjavës së kaluar në një sallë muzikore jashtë Moskës .

Një zëdhënës i departamentit të policisë së Mynihut tha për agjencinë gjermane të lajmeve dpa se ata e vlerësuan intensivisht foton të premten mbrëma së bashku me departamentin rajonal të hetimit penal dhe arritën në përfundimin se nuk kishte prova konkrete të rrezikut.

Për një lojë të kësaj rëndësie, normalisht do të vendoseshin 300 deri në 500 persona.

“Tani po e rrisim këtë numër”, tha zëdhënësi i policisë.

Ndeshjet Bayern-Dortmund njihen si ‘Der Klassiker’ për shkak të rivalitetit të tyre të gjatë për epërsi në futbollin gjerman.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit