-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e dyshimtë, 68-vjeçari u gjet i shtrirë në rrugë

Kryesoret

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekje në Prizren, ku viktima është gjetur i shtrirë në rrugë. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismet Jashari”.

“HETIM I VDEKJES- Rr. Ismet Jashari, Prizren  29.03.2024 – 15:17Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në rrugë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe njësiti i emergjencës ku mjeku kujdestar ka konstatuar se është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i ka thënë mbrëmë Gazetës Express se bëhet fjalë për një 68 vjeçar. “Viktima është I.D.1956. Hetuesit policor kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit