Në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal dhe një herë tek akuzat ndaj Olsi Ramës dhe lidhjes së tij me laboratorin e drogës në Xibrakë.
Berisha u shpreh se Olsi Rama ka kaluar 18 herë kufirin me makinën e drogës, dhe nëse kjo nuk vërteton lidhjen e tij me rastin, beri thirrje të gjehet një tjetër rast kur vëllai i kryeministrit të ketë kaluar 18 herë kufirin.
Ndër të tjera Berisha shtoi se droga në laborator ishte e Edi Ramës dhe se Olsi Rama ishte i dërguari i tij special, me këtë të fundit që gjatë arrestimeve siç deklaron Berisha, ja ka mbathur në Kosovë.
“Të dashur miq!
Ata të cilët pa vetëdije bëjnë avokatin e Olsi Ramës, atyre njerëzisht u kërkoj; shtroni vetëm këtë pyetje: Nëse nuk ishte i implikuar Olsi Rama, si ka mundësi të kalonte kufirin 18 herë më makinën e drogës. Na gjeni ju një makinë tjetër me të cilën Olsi Rama të ketë kaluar 18 herë kufirin.
Mos u bëni naiv, se kufirin e ka kaluar me pasaportë diplomatike, dhe ndonjëherë edhe me pasaportë të huaj se përdorte dy pasaporta.
Pyetja tjetër; nëse Olsi Rama kishte kaq miqësi me Ermalin, çfarë donte Olsi Rama në apartamentin e mbledhjeve të fshehta.
Po pse nuk regjistroi Olsi Rama targën tek ja mbathi ditën e arrestimeve, për në Kosovë.
Ndaj dhe askush të mos bëhet naiv, droga ishte e Edi Ramës, me të dërguar special Olsi Ramën, përndryshe droga nuk vinte kurrë në Shqipëri.
Ndaj dhe i them këtu Edi Ramës, se ti me vëllain tënd nuk di ti shpëtosh kurrë verdiktit të drejtësisë” deklaroi ish-kryeministri.