-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet lokale në Turqi/ Erdogan drejt humbjes së Stambollit

Kryesoret

Në Turqi janë mbajtur ditën e sotme zgjedhjet lokale, ndërsa pas përfundimit të procesit të votimit, ku morën pjesë mbi 61 milion qytetarë, preh disa orësh ka nisur procesi i numërimit.

Me shumë interes po shikohet situata në Stamboll,  aty ku Erdogan kërkon të rimarrë bashkinë, por nuk duket se as në këtë herë nuk do t’ia dalë.

Teksa janë numëruar deri më tani mbi 70% e kutive të votimit, kandidati i Partisë Popullore Republikane, Ekrem Imamoglu ka marrë 3,088,036 vota, ndërsa kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, që udhëhiqet nga Erdogan, Murat Kurim ka marrë 2.535.484 vota.

Siç shihet diference mes tyre është më shumë së gjysmë milioni vota. Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat deri në fund, por përmbysja duket e vështirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit