-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: E njoh Serbinë më mirë se SHBA

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti ka qenë sërish i fortë duke deklaruar gjatë një bisede me Ditmir Bushatin në “Public Square” se SHBA-ja nuk duhet të presë nga ai që ta shohë Beogradin me sytë e Departamentit të Shtetit. Sipas tij, SHBA-ja dhe Serbia kanë njohje reciproke duke shtuar se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe SHBA-ja ishte dëshmitare. Kurti theksoi se ambiciet e tij për Republikën e Kosovës janë më të mëdha se të Washingtonit dhe Brukselit.

“Nuk pres nga SHBA-ja që ta shohin Beogradin zyrtar me sytë e Albin Kurtit, por as ata nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit të Shtetit. Prandaj unë mendoj që Serbinë e njoh më mirë dhe nuk mund ta kem të njëjtin qëndrim as ndjeshmëri sikur Departamenti i Shtetit Amerikan. Prandaj unë mendoj që duhet të bisedojmë, por kjo nuk do të thotë që të jemi identikë”.

Sipas tij, nëse shikohen shqiptarët në Ballkan kudo që janë në skenat politike, dallimet që i kanë në qëndrime karshi Beogradit zyrtar, pastaj shndërrohen dhe në pengesa bashkëpunimi me njëri-tjetrin.

“Në njëfarë mënyre, konflikti mes kombit shqiptar dhe Beogradit nuk ka përfunduar ende”, ka thënë ai duke shtuar se dallimet që i kanë me njëri-tjetrin shtet e rajonit me udhëheqës shqiptarë në raport me këtë konflikt në raport me Serbinë janë shndërruar dhe në pengesa të brendshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit