Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mandatuar Millosh Vuçeviç, kryetar i Partisë Progresive Serbe (SNS) për të formuar qeverinë e re pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit.
Vuçeviç do pasojë Ana Brnabiç, e cila ka kaluar në postin e kryetares së Kuvendit të Serbisë.
Deri më tani Vuçevic ka mbajtur postin e Ministrit të Mbrojtjes dhe Zëvendëskryeministrit të Serbisë dhe konsiderohet si një nga njerëzit më besnikë të Vuçiçit.
Ai është anëtar i Partisë Progresive Serbe që nga themelimi i saj dhe në vitin 2011 u bë kryetar i komitetit të Novi Sadit dhe një vit më vonë u zgjodh kryetar i komunës së Novi Sadit.