Një rreper shqiptar me origjinë nga Kosova aka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali.
Viktima, me emrin Isa.Q., ishte duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.
“Është e vështirë ta përshkruash me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai.
Dyshohet se bashkë me të ka humbur jetën edhe një grua. Sipas raportimeve të mediave italiane, identifikimi është i komplikuar pasi ata u dogjën në veturën që mori flakë. Ndërkohë, policia e Settimo Torinese ka kontaktuar disa të afërm dhe u ka kërkuar atyre që të ndihmojnë në identifikimin e të vdekurve përmes analizës së ADN-së.