-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kujt i takon vula? Çfarë ndodhi sot në gjykatën e Tiranës (Vendimi dhe reagimet)

Kryesoret

Gjykatën e Tiranës shtyu seancën për shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga grupi i përfaqësuar nga Gazment Bardhi për çregjistrimin e emrit të Lulzim Bashës si kryetar të PD.

Seanca u shty për më 30 prill, kohë gjatë së cilës Gjykata e Tiranës do të administrojë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, qe ktheu për rigjykim në Apel çështjen e PD.

Sekretari për reformën zgjedhore në Partinë Demokratike Zyrtare, Rezart Kthupi tha se gjykata mori dy vendime;

1) të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor me qëllim verifikimin e legjitimitetit (të drejtës për t’ ju drejtuar Gjykatës) të të ashtuquajturit “mbledhje online e Këshillit Kombëtar” të përfaqësuar nga shtatë deputetë.

2) tërheqjen e Vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 27 dhjetor në kopje të njëjtë me origjinalin.

Vetëm nëse pala kërkuese, e ashtuquajtura “mbledhje online e Këshillit Kombëtar”, ja del të provojë përpara gjykatës se ajo e gëzon të drejtën t’i drejtohet Gjykatës do të mund të fillojë procesi gjyqësor” tha ai.

Përfaqësuesi ligjor i Bardhit, Marash Logu u shpreh se Lulzim Basha nuk është faktikisht kryetar i PD dhe ky është absurd ligjor dhe faktik.

Sot Gjykata e Lartë është një gjykatë në vlerësim të ligjit. Seanca e sotme u shty për në 30 prill. Në kohën që u kërkua ky vendim nuk i është vënë në dispozicion gjykatës së Tiranës.

Zbardhja e vendimit në Gjykatën e Lartë mori kohë. Presim një reflektim dhe një gjykim të drejtë. Lulzim Basha nuk është kryetar i PD dhe nuk mundet që drejtimi i PD, legjitimitet i forcës opozitare në vend, të varet nga një vërtetim që merret me 200 lekë.

Është një çështje absurdi. Ndaj zoti Bardhi kërkoi që emri i Bashës të fshihej si kryetar i PD. Lulzim Basha nuk është më kryetar i PD”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit