-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sindikata Doganore në grevë! Bllokohen të gjitha pikat kufitare me Greqinë

Kryesoret

Sindikata Doganore greke, ka kaluar në një protestë 48 orëshe ditën e sotme, duke bllokuar të gjitha pikat kufitare Shqipëri-Greqi.

Në një njoftim zyrtar është bërë me dije se nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga dita e sotme deri më 4 prill në pikat e kalimit kufitar, Qafë Botë, Tre Urat, Kakavijë dhe Kapshticë.

Kalimi do të ndalohet nga data 2 prill deri më datë 4 prill, për mjetet e vogla, mjetet e tonazhit të rëndë (kamionët), autobusët dhe shërbimet taksi. Pra, nëse mjete apo kamionë nisen nga Shqipëria për në Greqi, apo anasjelltas Greqi-Shqipëri, nuk do lejohet që të kalojnë përmes këtyre 4 pikave kufitare.

Përjashtime ka vetëm për këmbësorët dhe rastet e urgjencave, të cilët do mund të kalojën lehtësisht. Doganierët grekë po protestojnë për kushte më të mira pune, rritje pagash si edhe shtim personeli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit