Dy persona janë arrestuar lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi dje në Këlcyrë, ku humbën jetën 7 emigrantë dhe trafikanti nga Shkodra që po i transportonte nga Përmeti.
Të arrestuarit janë Agustin Gjeta 26 vjeç dhe Ramazan Dekovi 23 vjeç, të dy nga Shkodra. Akuzohen për veprën penale 298/3 te Kodit Penal për ‘ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve’.
Ende nuk është zbuluar identiteti i të gjitha viktimave, trafikantit dhe emigrantëve që dyshohet se janë pakistanezë.