Sot Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Alqi Bllakos për ta liruar nga burgu ku ndodhet me akuzën e ngritur ndaj tij për korrupsion pasiv për inceneratorin e Tiranës.
Ish-sekretari i Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, që ndodhet në burg para caktimit të kësaj mase pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit.
Për inceneratorin e Tiranës u caktua masë arresti në burg për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin dhe Lefter Kokën.
Biznesmenët pronar të inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri janë në kërkim.