Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dekretoi ligjin përmes të cilit miratohet ulja e moshës për të rinjtë që duan t’i bashkohen ushtrisë nga 27 vjeç, në 25.
Kievi është përballur me humbje të mëdha në fushën e betejës pas dy vitesh luftë, ndërsa Rusia ka përfituar nga një avantazh të konsiderueshëm gjatë javëve të fundit.
Ligji i ri do të lejojë Ukrainën të thërrasë më shumë njerëz për të shtuar radhët në trupat e saj, pasi numri i vullnetarëve ka rënë.
Në dhjetor presidenti Zelensky përsëriti disa herë se nevojiteshin 500,000 ushtarë të tjerë për të vijuar përballjen me trupat e Putin.