-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti me 7 viktima në Këlcyrë, Salianji: Policia i zbulon ngjarjet pasi kanë vdekur njerëz

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka replikuar Ballën në lidhje me aksidentin në Këlcyrë. Ai u shpreh se policia e shtetit gjithmonë i zbulon ngjarjet pasi kanë ndodhur vdekjet dhe s ka çfarë të bëhet më.

“Ju folët për vdekjen e emigrantëve se policia ishte në krye të detyrës. Por policia i ka gjetur pas 3 orësh. Ne reagojmë pasi vdesin njerëz. Nëse ndodhin vrasje, e kuptojmë se personi ka qenë në kërkim dhe e ka gjetur krimin. Ju zoti Balla duhet të dilni dhe të merrni përgjegjësinë këtu. Ka sot një deklaratë nga zoti Dumani se ne nuk bashkëpunojmë dot dhe me policinë se ka përfshirje të madhe të tyre me krimin në vend. Për këtë deklaratë ku qytetarët nuk e kuptojnë se ku është krimi, ku fillon dhe ku mbaron.”, tha ai.

Ndërkohë paraprakisht Ministri i Brendshëm më herët u shpreh se “U përballëm me zotin Salianji para 3 ditësh me një akuzë ku thuhet se rasti i aksidentit në Këlcyrë është një dështim i policisë.
Më falni si mund të arrihet në një konkluzion të tillë ku policia e shtetit ishte në zbatimin e protokollit të vet.”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit