Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit ku kamioni është përplasur me një automjet, duke plagosur 2 persona.
Policia sqaron se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20 ku drejtuesi i kamionit me iniciale 55 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin me iniciale D. P., 36 vjeç.
E plagosur ka mbetur edhe L. P., rreth 61 vjeçe, e cila ishte pasagjere. 2 rë plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.









