-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK publikon veçoritë e grupeve kriminale dhe zonat ku veprojnë

Kryesoret

SPAK evidenton një tendencë në rritje të grupeve kriminale, që veprojnë jashtë vendit të cilët po porosisin armë zjarri të llojit “pistoletë” ndërsa lëndët shpërthyese po blihen në Kosovë.

“Trafiku i armëve është një aktivitet tjetër kriminal, i cili shoqëron kryesisht grupet e përfshira në trafikun e narkotikëve dhe që karakterizohet nga përdorimi i lartë i dhunës.
Përdorimi i eksplozivit vijon të mbetet një ndër mjetet e përdorura për vrasjet e porositura. Kohëve të fundit vihet re, një tendencë në rritje e grupeve kriminale, që veprojnë jashtë vendit të cilët po porosisin armë zjarri të llojit “pistoletë”. Vihet re gjithashtu, një tendencë e blerjes së lëndëve shpërthyese në Kosovë” thuhet në raportin e SPAK.

Në Tiranë dhe qytete të tjera bregdetare, grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave.

Trafiku i narkotikëve është një problem i dukshëm në rrethet e Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Fierit dhe Kurbinit.

Në disa qytete si, Durrësi, Shkodra, Laçi dhe Fushë-Kruja, është evidentuar korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë.

Vrasjet dhe vrasjet e mbetura në tentativë janë vënë re më shumë në qytete si, Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan. Këto vepra penale janë tregues i një tendence në rritje të dhunës dhe kriminalitetit në këto zona.

Në zonën e Fushë-Krujës, evidentohen gjithashtu raste të blerjes së armëve dhe lëndëve shpërthyese, por dhe makinave të vjedhura të cilat shërbejnë si mjete për kryerjen e vrasjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit