Ditën e sotme NATO feston 75-vjetorin. Kjo ngjarje do të shënohet me ceremoni të ndryshe në selinë qendrore të aleancës në Bruksel, si dhe në vende të tjera në kryeqytetin belg, përfshirë duke ia veshur një kostum të NATO-s Manneken Pis, statujës ikonë të qytetit të një djaloshi të vogël duke urinuar.
Ndërkohë një urim për Aleancën ka dhënë dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Ai është shprehur se uniteti dhe vendosmëria kanë formësuar botën tonë të sigurt. Begaj, theksoi se pa NATO-n siguria globale është e paimagjinueshme.
Marking 75 years of NATO, we’re united in gratitude with our allies.
Unity and determination have shaped our secure world.
Without NATO, global security is unthinkable. #WeAreNATO #StrongerTogether pic.twitter.com/b0qRGiaQta
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) April 4, 2024