25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi dhe Noka në protestë, Malltezi me bluzën ‘Lironi Berishën’: Ta heqim Veliajn para se të bëhet kryeministër

Kryesoret

Opozita po proteston përpara bashkisë së Tiranës duke kërkuar largimin e Erion Veliajt pasi e akuzojnë se është pas drejtorëve të arrestuar nga SPAK-u për korrupsion me tenderat. Në protestë ndodhen kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, Flamur Noka, por edhe vajza e ish-kryeministrit Berisha.

Argita Malltezi u shpreh se Veliaj është një kopje e shëmtuar e Ramës dhe se protestuesit duhet ta largojnë përpara se të bëhet kryeministër.

“Nuk keni parë ndonjë hetim nga SPAK për Veliajn. Kjo është vjedhje. Protesta dhe reagimi popullor do shërbejë për rrëzimin e sistemit që është kancer për shoqërinë por edhe për celjen e një sistemi për të gjithë at që duan të rrisin fëmijët në Shqipëri.

Kam shpresë së protesta do mbështetet gjerësisht. Ky është kryebashkiak që do të jetë kryeministër. Nëse doni një kopje të shëmtuar të Ramës në pushtet atëherë mos reagoni” tha ajo.

“Kjo është protestë e shoqërisë civile. Si deputet dhe përfaqësues i qytetarëve, e kemi për detyrë të jemi në mbështetje të tyre. Zyrtarë të afërt me Veliajn kanë guxuar të vjedhin. Veliaj do të duhej të ishte me 5 vartësit e tij në qeli dhe jo në zyrën e bashkisë. Ka shumë arsye për të protestuar.

Ky nuk është një rast i shkëputur. Nëse hetoni, kjo është skemë e shtrirë në çdo bashki të vendit. Opozita, do të duhet t’i prijë qytetarëve për të bërë të mundur hetimet”, tha Gazment Bardhi.

“Sot jemi në rolin e protestuesit. Kjo është një protestë e thirrur nga Aleanca për Teatrin. Këtu është simboli i babëzisë, kreu i Inceneratorit të Tiranës dhe aferës “5D” deklaroi Flamur Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit