-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli: Do të rihapim një pikëkalim në Gazën veriore

Kryesoret

Izraeli thotë se po ndërmerr hapa për të rritur fluksin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke përfshirë rihapjen e një pikëkalimi të rëndësishëm në Gazën veriore, të goditur rëndë nga lufta.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi planet herët të premten, vetëm disa orë pasi Presidenti Joe Biden i tha atij se mbështetja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara për luftën në Gazë varet nga ndërmarrja e më shumë veprimeve nga Izraeli për të mbrojtur civilët dhe punonjësit e ndihmave humanitare.

“Kjo rritje e ndihmave do të frenonte një krizë humanitare dhe ëshët e nevojshme për të siguruar vazhdimin e luftimeve dhe arritjen e objektivave të luftës”, tha zyra e kryeministrit Netanyahu.

Njoftimi nuk dha hollësi mbi sasitë apo llojet e artikujve që do të hynin në Rripin e Gazës përmes pikëkalimit në Erez.

Megjithatë, pavarësisht dallimeve të tyre, administrata e Presidentit Biden ka vazhduar t’i ofrojë Izraelit ndihmë të rëndësishme ushtarake dhe mbështetje diplomatike për luftën gjashtëmujore të Izraelit kundër Hamasit. Izraeli përballet me izolim ndërkombëtar në rritje pasi ushtria izraelite vrau shtatë punonjës humanitarë, që po ndihmonin në dërgimin e ushqimeve në Gazë.

Numri i të vdekurve palestinezë arriti në mbi 33,000 njerëz të enjten, ndërsa numri i të plagosurve në mbi 75,600, tha Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës. Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi, nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve në raportet e saj, por thotë se gratë dhe fëmijët përbëjnë dy të tretat e viktimave.

OKB-ja thotë se shumica e popullsisë në Gazën veriore është në prag të urisë.

Lufta filloi më 7 tetor, kur militantët e udhëhequr nga Hamas hynë në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke marrë peng rreth 250 njerëz./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit