-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i drejtorëve, Këlliçi reagon pas deklaratës së Veliajt: I mori në mbrojtje

Kryesoret

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratës së Erion Veliajt për arrestimin e drejtorëve.

“Ajo po ndodh sot është kriminalizimi mbi ekonominë shqiptare. Mjafton të shikoni dosjen “5D” në Tiranë, ku pesë drejtorë janë mbledhur bashkë, për të vjedhur. Ndërkohë që në flasim Veliaj ka marrë në mbrojtje pesë drejtorët e tij hajdutë, arsyeja që e ka bërë është shantazhi që i ka ardhur nga skutat e qelisë. Por kjo ka qenë axhenda e tyre për të vjedhur dhe tani janë peng i tyre.

Unë Veliaj i uroj shërim të plotë, por që politikisht është një pacient terminal,  këtë e dinë të gjithë dhe pas tij radhën e ka Edi Rama, këtë e dinë të gjithë. Erion Veliaj në fillim e mohoi që skandali të kishte ndodhur, mohoi gjithçka. Kaloi në fazën e dytë, zemërimi. Dje kishte një lumë akuzash ndaj meje, Berishës dhe Bardhit, por asnjë fjalë nuk tha për drejtorët që ndanë paratë.

Shumë shpejt garantoj Veliajn dhe PS-në që do të kalojnë në fazën e tretë, të pranimit të fajit. Shumë shpejt të kthehen në pentito të SPAK-ut, se Edi Rama ato deklarata që ia shkruan për drejtorët do ia shkruajë vetë Veliajt. Kemi edhe laboratorin e kokainës në Xibrakë, ku Bardhi ka dokumente dhe do të shoqërohet me dokumente të reja për përfshirjen e Veliajt në inceneratorit të Tiranës dhe dosjen “5D” tha ai.

Erion Veliaj reagon për arrestimin e drejtorëve: Të flasë gjykata

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit