Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç të hënën në mbrëmje në Elysee.
Presidenti serb pritet të mbërrijë rreth orës 20:00 në pallatin presidencial, për një deklaratë të përbashkët për shtypin e ndjekur nga një darkë mes dy krerëve të shtetit.
Macron pritet të të riafirmojë lidhjen e tij dhe mbështetjen e plotë për integrimin evropian të Serbisë” dhe “se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit” në BE.
“Të dy presidentët do të diskutojnë gjithashtu forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e mbrojtjes, energjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale ”, njoftoi Élysée gjithashtu.