-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova: Po i çojmë Ukrainës autoblinda për luftën

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaroi se Kosova do t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës. Në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve Anadoulu, Maqedonci deklaroi se janë gjithmonë të gatshëm të mbështesin luftën e drejtë për liri të Ukrainës.

Ai tha se ndihma, të cilën ai e quan modeste është shumë e rëndësishme për Ukrainën në këtë fazë të vështirë të luftës së tyre.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur të ofrojë dy pako mbështetëse për Ukrainën. Pakoja e parë do të dërgohet këtë javë për në Ukrainë dhe përbëhet nga kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake.

Kurse pakoja e dytë që përbëhet nga predha mortajash 120, 81 dhe 60-milimetërshe, do të dërgohet gjithashtu së shpejti në Ukrainë”, theksoi Maqedonci.

Që nga fillimi i agresionit rus, Kosova ka qenë në krah të Ukrainës, duke strehuar disa gazetarë ukrainas e duke iu bashkangjitur sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit