-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

14 muaj e zvarriti, PS mbledh këshillin për mandatin e Xhaçkës

Kryesoret

Ditën e sotme do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar  dosjen e deputetes Olta Xhaçka për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit.

Për socialisten vijon prej më shumë se një viti debati, pasi ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që mban datën 18 Janar 2023, ku gjykata vendosi pushimin e çështjes pasi 1/5 e deputetëve të Kuvendit pjesë e opozitës kërkuan shfuqizimin e vendimeve të Kuvendit, i cili nuk miratoi raportin e PD-së që pretendon se deputetja Xhaçka ishte në papajtueshmëri të ushtrimit të mandatit të saj për shkak të statusit që kishte përfituar familjari i saj.

Në 18 janar të një viti me parë Gjykata Kushtetuese e pushoi dhe gjykimin e çështjes, pasi më parë sipas Kushtetueses do të duhet të shprehet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Holta Zaçaj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në një intervistë të realizuar për Zërin e Amerikës, tha vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën, në fakt, zbatim të vetë Kushtetutës.

“Të vësh në pikëpyetje zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor”. Sot, pas letrës së Gazment Bardhit më në fund, Lindita Nikolla pranoi të mblidhte këshillin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit