-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimet në Bashki/ Tedi Blushi: SPAK nuk guxon t’i përmendë emrin Erion Veliajt

Kryesoret

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në studion e ‘5Pyetjet’ nga Ilir Babaramo, u pyet në lidhje me ngjarjet e fundit. Siç ishte arrestimet që SPAK kreu në bashkinë e Tiranës, dosja e famshme ‘5D’ apo dhe afera e inceneratorëve.

Blushi u shpreh i bindur se ‘se e vetmja gjë që pastrohet në Tiranë janë paratë e pista’.

Ai deklaroi se në muajt e fundit Erion Veliaj i ka kaluar 6 milionë euro inceneratorit të Tiranës dhe se sipas Blushit skema e të gjithë kësaj afere, ka pas dy koka krimi që janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

“Në muajt e fundit Erion Veliaj me forcën e kartonit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, hoqi 6 milionë euro nga buxheti i dedikuar arsimit, fondet e emergjencave civile për t’ja kaluar inceneratorit të Tiranës, pronari i së cilës ai është.

Në të gjitha dokumentat faktike të bëra publike rezulton se e gjithë kjo skemë ka dy koka krimi, Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Nëse ne kënaqemi me disa drejtorë të arrestuar është mirë por kjo nuk mjafton.

Është Erion Veliaj ai që i hapi udhë ndërtimit të inceneratorit, ai dhe kamikazët e tij që ai vendosi si drejtorë dhe krijuan të famshmen Kompanië 5D” u shpreh Blushi.

Ai shtoi se në hetimet që janë hapur ndaj bashkisë së Tiranës, ku ranë në pranga disa ish-drejtorë, nuk ka sesi Erion Veliaj të mos ketë ditur gjë.

Blushi shtoi se SPAK nuk guxon as t’i përmendë emrin Veliajt

Pra 5 drejtorë që vodhën të gjithë tenderat e bashkisë e Tiranës të vendosur aty nga Erion Veliaj. Në SPAK për sa kohë ai merret i pandehur apo arrestohen disa drejtorë nuk mund të ketë drejtësi.

Mos të harrojmë dëshminë tronditëse të ish-zv.kryeministrit, i cili tha ku shkuan 60 milionë euro? Madje tha se kur SPAK ta zbulojë do llaftariset i madhe dhe i vogël.

Tani SPAK çfarë pret. Në të gjithë këta të arrestuar të emëruar nga vet Erion Veliaj.

Po të shohësh të gjitha dosjet e bëra publike SPAK nuk guxon ti përmendë emrin Erion Veliajt, e cilëson kryebashkiaku i Tiranës” tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit