-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Itali: Arrestohet në aeroportin e Romës anëtari i ISIS

Kryesoret

Mediat italiane kanë raportuar se ‘një anëtar aktiv i grupit terrorist të Shtetit Islamik (ISIS) u arrestua në aeroportin Fiumicino të Romës të hënën. S

htetasi 32-vjeçar i Taxhikistanit ishte subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar “për shkak se ishte bashkuar me radhët e Shtetit Islamik dhe kishte shkuar në Siri për të luftuar në vitin 2014”, tha policia.

Ka qenë vendi i tij i origjinës që nisi alarmin, Taxhikistani, prej nga ku erdhën edhe 11 nga 12 terroristët e ISIS, të arrestuar nga autoritetet ruse për masakrën në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Moskë.

Por Sayarakhmonzoda kishte arritur të shmangte kapjen nga policia gjatë viteve falë emrave të shumtë e kombësive që përdorte.

Ai u kap pasi policia kufitare monitoroi të gjitha fluturimet që vinin nga Belgjika dhe Holanda për një muaj. Mbrëmjen e djeshme kur u vu dhe në pranga ai kishte rezervuar me një nga pseudonimet e shumta që përdori më shpesh në periudhën e fundit.

Burri u zbulua se ishte një “anëtar aktiv i organizatës terroriste ISIS”. (ANSA).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit