-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi thërret protestë të enjten: Të largojmë Veliajn, e ka vendin në SPAK

Kryesoret

Ish-kandidati i Rithemelimit për kryetarë bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me videon e postuar nga Erion Veliaj për arrestimet e bëra nga SPAK në bashkinë e Tiranës.

Keliçi është shprehur se” dy ditë më parë, kreu i organizatës kriminale 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj, më në fund pranoi autorësinë e grabitjes së 132 milionë eurove në aferën korruptive të shekullit, inceneratorin fantazmë të Tiranës.

Këlliçi u shpreh i bindur për përfshirjen e Erion Veliajt në këtë aferë teksa ftoj sërish banorët e Tiranës, të dalin në protestë përpara Bashkisë Tiranë, ditën e enjte, më datë 11 prill, ora 11:00, për të kërkuar largimin urgjent nga detyra të Erion Veliajt dhe çuarjen e tij përpara drejtësisë.

“Erion Veliaj sot na hiqet si viktimë e organizatës së tij kriminale me drejtorët hajdutë, por në fakt ai është drejtuesi i saj. Ishte Erion Veliaj ai që mori kompetencat e Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut Tiranë, duke zhdukur në llogari offshore plot 132 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës. Le ta kujtojmë dhe njëherë bashkë se si në shtator të vitit 2017, Veliaj rrihte gjoksin dhe merrte plotësisht autorësinë dhe meritat për këtë aferë korruptive.

Qëndrimi i Veliajt në detyrë, i jep atij mundësinë e prishjes së provave dhe zhdukjes së dokumenteve zyrtare, që e implikojnë atë drejtpërdrejtë në këtë aferë. Vetëm një drejtësi e pakapur dhe që nuk mban anë, mund të garantojë besimin e opinionit publik dhe të qytetarëve shqiptarë, që në këto 11 vite janë qytetarët më të vjedhur të Europës. Ndaj dhe për këtë arsye, ftoj sërish qytetarët dhe banorët e Tiranës, të dalin në protestë përpara Bashkisë Tiranë, ditën e enjte, më datë 11 prill, ora 11:00, për të kërkuar largimin urgjent nga detyra të Erion Veliajt dhe çuarjen e tij përpara drejtësisë. O sot, o kurrë” u shpreh Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit