-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hetimi për TIMS-in, PD: Lëvizje për manipulime, u hoq drejtori i DSIK-së

Kryesoret

Mbledhja e parë e komisionit hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, ka nisur me përplasje midis kryetarit Ervin Salianji dhe nënkryetarit socialist Toni Gogu.

Gogu tha se ky komision duhet të qëndrojë në shinat e ligjit, duke refuzuar të marrë në konsideratë propozimin e demokratëve për të thirrur si dëshmitar, kreun në arrest shtëpie të Rithemelimit, Sali Berisha.

Është në nderin e këtij komisioni dhe të integritetit tuaj që ne të qëndrojmë në shinat e ligjit. Planin e hetimit në zbatim të ligjit e propozojnë ekspertët. Natyrisht që edhe ne kemi të drejtë të propozojmë thirrje dëshmitarësh“, tha Gogu.

Më tej, Gogu iu drejtua Salianjit, duke i thënë që të mos bëhet gjyqtar i Sali Berishës.

Unë e kuptoj që juve në ëndrrën tuaj doni të bëheni gjyqtar i Berishës, mbase doni t’i jepni edhe pafajësi, por ky komision nuk e ka në veprimtari këtë gjë.

Nuk është misioni ynë të nxjerrim nga mjedise kolegët tanë ku vuajnë masa që cakton drejtësia. Mos ta kthejmë këtë komision në qesharak“, deklaroi Gogu.

Deputeti demokrat Lefter Gështenja referuar hetimit të komisionit tha se “kanë filluar lëvizjet, shkarkimi i titullarëve si ai i DSIK-së (Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar), por të jeni të bindur kjo mazhorancë nuk do ia dalë. Nëse një nga anëtarët tërhiqet në me siguri nuk ecim përpara. Pasi kërkohet gjithëpërfshirje”.

Drejtori i DSIK ka dhënë dorëheqjen apo është detyruar që të japë dorëheqjen për të futur duart tek të dhënat, duhet hetim” tha Lindita Metaliaj.

LIVE-“Unë mendoj se duhet të thërrasim Berishën”! Salianji lexon çfarë kërkoi Gjylameti

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit