-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Unë mendoj se duhet të thërrasim Berishën”! Salianji lexon çfarë kërkoi Gjylameti

Kryesoret

Vazhdojnë debatet në komisionin hetimor për sistemin TIMS. Futja e Sali Berishës në listën e dëshmitarëve ka nxitur debat mes kryetarit të këtij komisioni Ervin Salianji dhe deputetit të PS, Toni Gogu.

Sipas këtij të fundit, kjo është një përpjekje për t’i dhënë pafajësinë Berishës. Salianji tha se ishin vetë anëtarët socialistë që kërkuan dëshminë e Berishës, Bardhit dhe Bashës.

Ju thoni që meqë kemi kërkuar në Ramën, le të vijë Berisha. Po mo, unë asgjë nuk kam kundërshtim. Se ju vini sot këtu me mendim të ndryshuar dhe “vëllai i madh” iu ka tërhequr veshin, nuk është problemi im, dhe nuk ua zgjedh dot.

Po lexoj cfarë ka thënë Blerina Gjylameti, “unë mendoj se duhet të thërrasim edhe zotin Berisha, si ish-kryeministër se ka pasur ngjarje. Edhe zotin Basha”. Unë nuk mendoj se kjo është një përpjekje për të mbrojtur zotin Berisha apo keni frikë prej tij” tha ai.

Deputeti i PS, Toni Gogu iu drejtua duke thënë se planin e hetimit do e propozojnë ekspertët.

Është në nderin e këtij komisioni dhe të integritetit tuaj që ne të qëndrojmë në shinat e ligjit. Planin e hetimit në zbatim të ligjit e propozojnë ekspertët. Natyrisht që edhe ne kemi të drejtë të propozojmë thirrje dëshmitarësh.

Unë e kuptoj që juve në ëndrrën tuaj doni të bëheni gjyqtar i Berishës, mbase doni të t’i jepni edhe pafajësi, por ky komision nuk e ka në veprimtari këtë gjë. Nuk është misioni ynë të nxjerrim nga mjedise kolegët tanë ku vuajnë masa që cakton drejtësia. Mos ta kthejmë këtë komision në qesharak”, deklaroi Toni Gogu.

Deputeti demokrat Lefter Gështenja referuar hetimit të komisionit tha se “kanë filluar lëvizjet, shkarkimi i titullarëve si ai i DSIK-së, por të jeni të bindur kjo mazhorancë nuk do ia dalë. Nëse një nga anëtarët tërhiqet në me siguri nuk ecim përpara. Pasi kërkohet gjithëpërfshirje”.

LIVE-Debati te “TIMS”-i, Gjylameti: Unë po bëja ironi, mos e nxirrni Berishën nga arresti

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit